Import
& shpërndarjeImportojmë dhe shesim me shumicë inpute bujqësore — farëra hibride, pesticide, plehra kokrrizore e kristalore dhe impiante vaditëse.
Më shumë se dy dekada punë krah për krah me fermerin.
Historia jonë
AgroVita u krijua në vitin 2002 me qendër në Rahovec, duke pasur si objektiv importimin në Kosovë dhe shitjen me shumicë të inputeve të ndryshme bujqësore: farërave hibride, pesticideve, plehrave kokrrizore dhe kristalore, impianteve vaditëse e të tjera.
Në Kosovë përfaqësojmë disa nga firmat më dinjitoze të botës, si Syngenta, Zeraim Gedera, Daehnfeldt, Tradecorp, Phytothreptiki e të tjera.
Vlerat që na kanë mbajtur pranë fermerit ndër vite.
Kontakt i vazhdueshëm me fermerët në terren.
Ku jemi përqendruar
Importojmë dhe shesim me shumicë inpute bujqësore — farëra hibride, pesticide, plehra kokrrizore e kristalore dhe impiante vaditëse.
Eksperimentojmë në kushtet e kultivimit të fermerit shqiptar për të gjetur hibridet më të përshtatshme e më rezultative: domate, trangull, spec, shalqi, pjepër, misër — si dhe programe bashkëkohore të kultivimit e ushqimit të bimëve.
Objektivi ynë i ri është eksperimentimi dhe prodhimi në vend i kultivarëve vendorë, si ekotipet e ndryshme të jonxhës, misrit, fasules, barbunjës e të tjera.
Përvoja e krijuar, serioziteti, korrektësia, kontakti dhe konsultimi i përditshëm me fermerët, si dhe rezultatet në punën e fermerit, e kanë bërë AgroVitën një nga kompanitë lidere në Kosovë në fushën e bujqësisë.
Arritjet
Partnerët








